Lotët e të ndjerit Hivzi Krasniqit, pas pensionimit nga Radio Kosova
Pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ndërroi jetë gazetari dhe prezantuesi i njohur, Hivzi Krasniqi.
Ai për një kohë të gjatë ishte pjesë e Radio Televizionit të Kosovës dhe Radio Dukagjinit.
Dashurinë dhe vullnetin e madh ndaj punës e kurorëzoi me lot gëzimi në ditën e pensionimit, shkruan Indeksonline
Në një video të publikuar në “Youtube” (19 gusht 2018), ai shihet së bashku me stafin e Radio Kosovës.
Këta të fundit, e befasuan Krasniqin me disa dhurata. Ndërsa, i ndjeri nuk u përmbahu nga lotët.
Shikoni më poshtë pamjet: