Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, krijohen kolona të gjata në kufi
Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kosovë-Shqipëri. Pritjet janë të gjata deri në një orë.
Me rritjen e temperaturave shumë kosovarë këtë vikend ia kanë mësyrë Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Në mesin e shumë veturave që janë duke pritur në kufi, ka edhe nga ato zyrtare.
Indeksonline ka siguruar fotografi, ku shihet një veturë me regjistrim ‘3Z’ e cila është në pritje për të kaluar kufirin./Indeksonline/
