Haradinaj takohet me kryeministrin kroat dhe presidentin malazez
Po vazhdojnë takimet e shumta të kryeministrit Haradinaj në Samitin e Sigurisë në Munchen.
Kryeministri i Kosovar e ka takuar homologun nga Kroacia, Andrej Plenkovic.

“Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike.
Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral.
U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike” ka thënë
Haradinaj për takimin në fjalë. Poashtu, kryeministri i Kosovës e ka takuar edhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.
Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike” thuhet për këtë takim./Indeksonline/