75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rita Ora fytyra e re e kompanisë së njohur gjermane

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora përveç sukseseve në botën e muzikës, ajo po vahzdojn që të ketë suksese edhe industrinë e veshjeve.

Ora përmes profilit zyrtar të saj në Instagram, ka treguar që do të jetë fytyra e re e kompanisë gjermane të veshjeve “ESCADA”, transmeton Indeksonline.

Ajo ka postuar një video ku shihet e veshur me rroba të kompanisë.

“ESCADA ndihmon femrat që të vishen si versioni më i mirë i saj. Dizajni i tyre të bën të kesh më shumë vetëbesim dhe të jesh më festive” kishte shkruar Rita.

Vlen të ceket që Rita në të kaluarën ka qenë fytyrë edhe e markës së njohur ‘Adidas’./Indeksonline/