75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Interit e gjuajnë me gurë gruan e Icardit, Wanda Nara

Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë fare i mirë për gruan e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, Wanda Nara. Kjo pasi që Wanda është sulmuar me gur deri sa ishte në veturë me djalin e saj, afër stadiumit ‘San Siro’, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, për fat të mirë Wanda dhe djali i saj nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Wanda Nara ka qenë cak i sulmeve dhe kritikave kohët e fundit pasi që po cilësohet fajtore për rebelimin e Icardit.

Sulmuesi argjentinasi, Icardi po spekulohet se ka arritur marrëveshje me rivalët e Inter, Juventusin./Indeksonline/