Gola, pak dhunë, e shumë spektakël, Drita mposht Gjilanin
Drita e ka fituar derbin e madh me Gjilanin me rezultat 3-1. Në prani të mijëra tifozëve, në një ditë të bukur futbolli, kampioni aktual i Kosovës në futboll arriti të marrë 3 pikë nga derbi lokal.
Ardian Limani shënoi golin e parë në ndeshje pas vetëm 8 minutash lojë.
Në pjesën e dytë, përkatësisht 20 minuta nga fundi i ndeshjes, Fiton Hajdari barazoi në 1-1 për të rikthyer Gjilanin në lojë.
Por, vetëm tre minuta më pas, afrikani Nwabueze rikthejë epërsinë e Dritës për 2-1.
Për 3-1, Vucaj realizoi në minutat shtesë të ndeshjes.
Pavarësisht fitores, Drita nuk e ka kaluar Gjilanin në rënditjen tabelare pasi që është në vendin e pestë me 26 pikë, një më pak se Gjilani që është në vendin e katërt.
Gjatë ndeshjes u regjistruan incidente të vogla, për çka pak minuta u ndërpre edhe sfida./Indeksonline/