Trepça e ‘shkatërron’ Borean
Trepça ka shënuar fitore me rezultat bindës 149:55 në udhëtim te AFK Borea, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për “Minatorët” kjo është fitorja e 9-të, ndërsa AFK Borea ka bilanc prej 3 fitoreve e 16 humbjeve.
Ramadan Zekiqi me 24, Dwane Miner (22) e Burim Zekiqi me 21 pikë ishin më efikasit te skuadra mitrovicase, e cila synimin kryesor për pjesën e rregullt të stinorit e ka pozitën e katërt.
Në radhët e pejanëve, Aron Laja me 11 dhe Lindi Shehu e Lis Kuraja me nga 10 pikë ishin më të dalluarit, por gjithsesi që AFK Borea duket “e dorëzuar” në luftën për mbijetesë në rangut më të lartë të basketbollit kosovar.