75 Mall Live Search
08:41 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lamtumirë!

E përditshmja sportive Corriere dello Sport në ballinën e saj të dielën, ka postuar një fotografi të Mauro Icardit me mbishkrimin “Lamtumirë”, duke paralajmëruar largimin e argjentinasit.

Ylli i Interit nuk është ftuar nga trajneri Luciano Spalleti për ndeshjen me Sampdorian me arsyetimin që Icardi është i lënduar.

Argjentinasi nuk është në formë të mirë dhe poashtu ka probleme edhe me tifozët, të cilën sulmuan dje gruan e tij që njëherit është edhe agjentja.

Icardi pritet të bashkohet me Real Madridin në verë. /Indeksonline/