75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi publikon një fotografi të rrallë përkrahë Adem Jasharit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka postuar një foto me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharin, për të uruar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në mbi shkrimin e fotos me ish-komandantin Jashari ka nderuar atë si bashkëluftëtarin e tij të orëve të para të UÇK-së.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Thaçi.

Kosova sot feston 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku deri tash kanë filluar festimet që janë paraparë për këtë ditë.