75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas 8 muajsh gjen qenin e zhdukur, ky është reagimi prekës i tyre kur takohen

Pas zhdukjes për tetë muaj dhe duke udhëtuar për 281 kilometra, një qen u ribashkuar kët fundjavë me familjen e tij në Massachusetts.

Tom Ëoollacott tha për The Bangor Daily Neës në Maine se Kaiser-5vjevar u zhduk në qershor të vitit 2018.

Për tre apo katër javët e para, Ëoollacott tha se ai udhëtoi cdo ditë me kilometra duke kërkuar qenin e tij.

Qeni ishte parë më parë në Massachusetts dhe Neë Hampshire.

Edhe pse kishte ndërprerë kërkimet intensive, Ëoollacott tha për Daily Neës së kurrë nuk hoqi dorë nga shpresa.

Në janar të këtij viti, një grua në Maine zbuloi se një qen kishte ngrënë gjysmën e mishit që ruante në portikun e saj. Ajo e ushqeu atë për tre javë përpara se kontrolli i kafshëve të conte në Qendrën e Përkujdesjes në Oksford Hills më 6 shkurt.

Qeni që më vonë do të identifikohej si Kaiser, nuk kishte ndonjë etiketë, kështu që stafi vendosën të ndanin fotografinë e tij në Facebook.

“Kemi pasur komente të shumta, dhe njerëz që janë të gatshëm t’i japin këtij gjigandi, një shans të ri për jetën. Por ne do të prisnim për të parë nëse ai do të pajtohej me dikë apo jo.

 Ëoollacot telefoni të enjten pasdite, njoftoi The Bangor Daily Neës, dhe identifikoi tiparët e qenit duke dërguar edhe fotografi të dhëmbëve të tij. Anëtari i bordit të strehimorës Morgan Miles tha se qeni dukej mirë dhe përgjigjej kur e thërritën me emrin Kaiser.

Të nesërmen pronari kishte shkuar për ta marrë atë dhe Kaiser kishte reaguar me gëzim duke kërcyer mbi Ëoollacott dhe duke tundur bishtin e tij./Indeksonline/