75 Mall Live Search
10:41 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Serbët djegin flamurin e Kosovës në New-York, shqiptari nuk duron dhe përleshet me ta

Disa të rinj serb dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë te dielën mbrëma rreth orës 20:00, në një përleshje fizike në një lagje në Astoria të New York-ut, duke bërë që të ndërhyjë policia.

Serbët kishin provokuar, duke djegur flamurin e Kosovës e duke brohoritur “Kosova është Serbi”. Shqiptari nga Kosova, Anton Pergjokaj kishte ndërhyrë duke iu kapur flamurin nga dora, ku edhe kishte nisur përleshja.

Indeksonline ka siguruar fotografinë dhe deklaratën e shqiptarit nga Klina i cili tash 20 vjet jeton në New York.

“Unë isha në makinë kur pash një grup njerëz me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur, ‘Kosova është Serbi’.Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin dhe kur tjetri filloi ta djeg me shkrepës, kur pash flakën nuk durova, kam dal shpejtë nga vetura dhe u kam kapur flamurin nga dora ”, tregon Pergjokaj për Indeksonline.

“Dy nga serbet mu vërsulën, aty nisem të përleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia. Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe ne polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Pergjokaj./Indeksonline/