75 Mall Live Search
13:51 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Medikamentet që duhet t’i evitoni kur ushtroni

Medikamentet të caktuara nga të cilat mund të jeni alergjik mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur. Nëse jeni duke përdorur ilaçe, duhet të jeni të vetëdijshëm për të gjitha efektet e tyre të mundshme, të mira dhe të këqija,” thotë Dr. Michael Rieder, profesor në fiziologji dhe farmakologji, mjekësi dhe pediatri në Universitetin e Ontarios .

Ilaçet që qetësojnë dhimbjet: Ibuprofen trajton dhimbjen si dhe redukton ënjtjen dhe inflamacionin. “Dhimbja është një sinjal i dëmtimi i indeve – kështu që përdorimi i tepruar i ilaçeve për qetësimin e tyre mund të jetë një shqetësim në vetvete”, – thotë Dr Rieder. “Nëse ndjeni një shtrëngim dhe ju përdorni një grumbull medikamentesh, kjo mund të jetë e keqe, sepse kjo lloj gjëje nuk do të shërohet në mënyrë adekuate dhe ju mund ta dëmtoni më shumë atë”.

Ilçet e depresionit: Ka shumë ilaçe që shkaktojnë gjumë, por ato më të zakonshme përfshijnë ilaçet  kundër, të cilat ndryshojnë bilancin kimik në tru për të ndihmuar stabilizimin dhe përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Lodhja dhe përgjumja mund të ndihen sidomos gjatë javëve të para të marrjes së tyre. Ilaqet kundër depresionit gjithashtu shpesh kanë një efekt anësor të shtimit të peshës. Megjithatë, stërvitja mund të jetë fizikisht dhe mentalisht e rëndësishme me çrregullimet e humorit.