Djegia e veturës në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar
Para pak minutash Indeksonline raportoi për një rast të djegies së një veture në Fushë Kosovë.
Për rastin në fjalë është deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, duke dhënë detaje shtesë, derisa ka bërë me dije se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se ne rrugën “Xhemajl Mustafa” ne Fushe- Kosove është duke u djegur një veture. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë ajo për Indeksonline. / Indeksonline/
