Moderatorja e njohur elegante, në të zeza duket sharmante!
Kiara Tito është padyshim një nga fytyrat më të dashura të ekraneve shqiptare.
Moderatorja simpatike njihet për bukurinë natyrale, thjeshtësinë dhe elegance e që bije në sy në çdo paraqitje që ajo bënë, shkruan Indeksonline.

Kiara ka treguar së fundi se ka filluar xhirimet e sezonit të dytë të emisionit të saj televiziv e këtë e ka bërë përmes një imazhi që ka publikuar në llogarinë e saj personale të ‘Instagramit’.

Në një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë Kiara u shfaq elegante dhe tejet atraktive derisa në sy binin këmbët e saj seksi.

Ndryshe, kohë më parë Kiara u komentua edhe për lidhjen e saj me këngëtarin e saj nga Kosova, Butrin Imeri, lidhje kjo që nuk u pranua publikisht nga asnjëri./Indeksonline/