“Ne jemi Manchester United, luajmë për të fituar trofe”
Francezi Paul Pogba është shprehur i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Chelseat në FA Kupë. Ai ka deklaruar pas ndeshjes që për formën e mirë duhet falënderuar bashkëlojtarët.
“Fitore e bukur. Sonte e gjithë skuadra dha paraqitje të madhe sepse nuk ishte aspak e lehtë por i’a dolëm. Jemi shumë të lumtur me fitoren.
Ekipi është duke më ndihmuar që të jap më të mirën dhe unë jam duke e dhënë gjithçka nga vetja.
Ata po më ndihmojnë të shënoj dhe asistoj. Ne jemi Manchester United. Ne luajmë për të fituar trofe. Trajneri është duke bërë gjithçka mirë” deklaroi Pogba. /Indeksonline/