75 Mall Live Search
23:09 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liridon Leci i quan tifozët e Gjilanit “sorra”


Festa e Liridon Lecit pas golit të Dritës në derbin ndaj Gjilanit është përfolur shumë nëpër media.

Së fundi mbrojtësi i Dritës në emisionin “Dueli sportiv” ka deklaruar që ajo festë, ku Leci shihet duke mbajtur “shotgun” në duar i ishte drejtuar tifozëve të Gjilanit.  

“Për çudi ishin shumë qu shumë sorra dhe nuk kanë qenë larg. Atë e kam drejtuar kah tifozët e Gjilanit. Ka qenë si revoltë ndaj sharjeve që më kanë bërë gjatë tërë ndeshjes” ka deklaruar Leci. Tifozët e Gjilanit quhen “Skifterat”. /Indeksonline/