75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arsyeja befasuese se pse Barcelona s’e kishte transferuar Benzeman

Barcelona ishte skuadra favorite për të nënshkruar me Karim Benzeman. Pep Guardiola po e kërkonte me çdo kusht sulmuesin francez te Barça.

Txiki Begisristain , sekretar teknik i Barcelonës në atë kohë, ishte përgjegjës për të kryer këtë transferim. Sekretari teknik shkoi në Lion ku kishte takuar zyrtarë të skuadrës franceze, agjentin e lojtarit dhe vetë Benzeman.

Çmimi dhe marrëveshja nuk ishin problem, pasi që Lion dhe Barcelona kishin dhe kanë edhe sot raporte fantastike.

Megjithatë, Begiristain mbeti i pakënaqur nga gjithçka që ai pa. Atij nuk i pëlqeu aspak sjellja dhe qëndrimi i Benzemas.

Ai tha se lojtari nuk e shikonte në fytyrë gjatë bisedës dhe se dukej negativ në sjellje.

Për këtë, Begiristain kishte propozuar te Barcelona një opsion të ri për sulmin ngase nuk ka qenë në gjendje për të negociuar me një futbollist të pakulturë, siç ai e kishte vlerësuar./Indeksonline/