75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

17 ndeshje, asnjë humbje, rekordi fantastik i Klopp me Liverpoolin

Jurgen Klopp nuk ka pësuar asnjë humbje me Liverpoolin në “Anfield Road” në garat evropiane.

Ndeshja me Bayern mbrëmë ishte e 17-ta për trajnerin gjerman që del i pamposhtur në stadiumin e famshëm të skuadrës angleze.

Madje, për të arritur këtë ecuri fantastike, Klopp ka dalur i pamposhtur me skuadrën e tij përballë shumë skuadrave të mëdha si, Manchester United, Manchester City, Roma, Dortmund, Porto, PSG, Napoli e Bayern Munchen./Indeksonline/