19:35 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lacoste ndërroi logon ikonike të krokodilit që u vendos në vitin 1936, për këtë arsye!

Marka e famshme botërore, Lacoste, e njohur për këmisha me mëngë e të pasura me logon ikonike të ‘krokodilëve’, ka realizuar së fundi një linjë promocionale prej 328 mijë dollarësh për të ngritur vetëdijen e njerëzve për speciet e rrezikuara.

Logoja e Lacoste-s nuk është ndryshaur asnjëherë që nga viti 1936, kur Robert George  e shpiku atë. Krokodili është një referencë për pseudonimin e themeluesit ‘Rene Lacoste’ , që referohet performancës së tij në fushë tenisi, transmeton Indeksonline.

Por tutje në një njoftim nga Lacoste, u tha se ‘krokodili’ është duke lënë vendodhjen e saj si një ndër 10 speciet e kërcënuara për mbijetesë.

Dhjetë logot e vendosura në bluzat e Lacoste-s ishin të ndryshme dhe përfshinin llojet e ndryshme që po rrezikohen.

Pati mbi 350  krijime me ‘Sumatran Tiger’ pasi vlerësohet se ka vetëm 350 kafshë të tilla në planet.

Këto janë dhjetë llojet e përfshira në këtë fushatë dhe numri I këmishave me mëngë të prodhuara:

Vaquita-30

Breshka Burmese e mbuluar-40

Lemur nordik sportive: 50

Javan rhino: 67

Gibbon (majmuni): 150

Kakapao (papagaj):157

Condor në Kaliforni: 231

Saola (barishte): 250

Sumatran Tiger: 350

Anegada Iguana: 450.

Vendimi i gjigantit të modës Lacoste, u bë hit pasi ishte diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë./Indeksonline/