75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I dyshuari kërcënon policin gjatë seancës gjyqësore

Policia ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme, pasi që i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren ka kanosur zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore kishte kanosur viktimën zyrtarin policor në detyrë  mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/