Japonia do të hap ambasadën në Kosovë vitin e ardhshëm
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se vitin e ardhshëm në Kosovë do të hapet ambasada japoneze, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja.
Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë.
Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar. /Indeksonline/

