Australia lejon emoji në targa të regjistrimit
Australia bëhet shteti i parë që do të lejojë shoferët të vendosin emoji në targat e regjistrimit të veturave personale.
Kjo do të jetë me pagesë, ndërsa aplikimi fillon nga 1 marsi.
Tre shkronja, dy numra dhe një emoji duhet të jenë në tabelën e regjistrimit. Fillimisht do lejohen pesë emoji.

Nga 336 dollarë deri në 475 dollarë sillen çmimet e këtyre tabelave.
Kërkesë e ngjashme kohëve të fundit është duke u bërë edhe në Amerikë, por që ende nuk ka miratim./Indeksonline/