75 Mall Live Search
14:25 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtina zbukurohet me 30 fidane të dhuruara nga Japonia

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ka njoftuar se kryetari Ahmeti ka pranuar një donacion prej 30 fidanëve nga Qeveria e Japonisë.

Të pranishëm në mbjelljen e fidanëve të llojit “Cherry Blossom Tree” ishin edhe Ministrja e Shtetit të Japonisë, znj. Toshiko Abe, si dhe zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli.

Ahmeti falënderoi Qeverinë japoneze për këtë donacion, përmes të cilit pret të zbukurohet edhe më shumë parku pranë shtatores se Ismail Qemalit. /IndeksOnline/