75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në pasditen me diell, Majk kalon kohë me djalin e tij

Reperi i njohur, Majk pas mosmarrëveshjeve që kohë më parë kishte me ish të dashurën, Majlinda Zeka duket se tashmë gjërat mes tyre janë rregulluar.

Kjo pasi Majk së fundi ka kaluar kohë me djalin e tij, Roan për të cilin kohë më parë kishte deklaruar se nuk i lejohej nga Majlinda, shkruan Indeksonline.

Reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ku ka treguar se pasditen e ditës së sotme po e kalon me vogëlushin e tij.

“Babai i Roanit dhe Roani” ka shkruar Majk në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, Majk po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore./Indeksonline/