Sulmuan një person në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
Janë arrestuar dy të dyshuar në Podujevë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të enjten në mesditë në rrugën “Xhemajl Mustafa”.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/