Dua Lipa për performancën në ‘Brit Awards’: Ndihem shumë me fat!
Në Londër u mbajt ndarja e çmimeve ‘Brit Awards’.
Ylli i këtij eventi ishte padyshim kënëgtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Dua përveç që u shpërblye me çmimi ‘Kënga më e mirë britanike’ me këngën ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ajo poashtu pati një performancë të shkëlqyer.
Me disa imazhe të reja nga kjo mbrëmje, Dua ka falënderuar ‘Brits’ derisa deklaroj se ndihet shumë me fat.

“U ndjeva shumë mirë të jem prapë në skenën e Brit për të dytën herë. Do të publikojë më shumë foto nga performanca dhe natyrisht do e shikoni të gjithën në youtube”, ka shkruar dua në mbishkrimin e imazheve./Indeksonline/