Jordyn Woods thyen heshtjen pas skandalit të tradhtisë me të dashurin e Khloe Kardashian
Jordyn Woods më në fund ka thyer heshtje pas skandalit me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
21 vjeçarja ka bërë paraqitjen e parë publike në promovimin e linjës së saj të qerpikëve ‘Eylure’ e cila u lansua të enjten në Los Angjelos, shkruan Indeksonline.

Jordyn me këtë rast mbajti një fjalim derisa deklaroj se gjërat janë të reale.

“Mbi të gjitha që kanë ndodhur, e dinë që janë të vërteta, dhe marka ‘Eylure’ është shumë reale” ka thënë Jordyn.
“Ky është një projekt që kam punuar prej nëntë muajsh, gati një vit dhe shpresoj që juve do u pëlqej aq sa më pëlqen mua” u shpreh ajo.

Pas skandalit të flirtimit me Tristan Thompson, Jordyn u largua nga shtëpia e mikës së ngushtë, Kylie Jenner për tu vendosur në shtëpinë e nënës së saj.
Burimet të afërta me Kylie kanë treguar se ajo është shumë e zemëruar me Jordyn.

“Ajo gjithmonë i ka besuar Jordyn me çdo gjë dhe kjo e ka thyer atë” u shpreh ky burim.
Në anën tjetër, Jordyn është munduar të kontaktoj me Khloe, Kylien dhe gjithë familjen Kardashian për të kërkuar falje për të gjitha ato që kanë ndodhur./Indeksonline/