Hyn në prodhim CLA i ri, shitjet në maj
Mercedes-Benz është duke u përgaditur për premierën botërore të CLA Shooting Brake në Geneva Motor Show, por në të njejtën kohë ka filluar prodhimin e CLA four-door coupe 2020.
I prodhuar ekskluzivisht në fabrikën e Kecskemetit në Hungari, gjenerata e dytë CLA kombinon një pamje të jashtme të frymëzuar nga CLS, me një brendësi të teknologjisë së lartë që përmban sistemin e infotainment MBUX të Mercedes.

Ajo gjithashtu vjen me një shumëllojshmëri të motorëve me benzinë dhe naftë me turbina, që mund të shoqërohen me transmetime manuale ose dual-clutch.

Teknologjikisht më i avancuar se kurrë, CLA-ja e re miraton sistemet e asistencës lëvizëse nga S-Class, duke përfshirë një sistem gjysmë autonom që mund të angazhohet në situata të caktuara.
CLA i ri do të godasë tregun evropian në maj të këtij viti, kur edhe do të fillojnë shitjet. /IndeksOnline/


