75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Joshua për kundërshtarin: Një lëpirëse që do të shkrihet lehtësisht në ring

Pas tensionit të krijuar në konferencën e parë për shtyp mes kampionit të botës në peshën e rëndë Anthony Joshua dhe sfidantit amerikan Jarrell Miller, ka ardhur reagimi i boksierit britanik. Ai tha se këto provokime të amerikanit nuk e shqetësojnë. Madje Joshua shprehet se ndihet më i motivuar se kurrë, duke qenë se për herë të parë në karrierën e tij do të duelojë në Amerikë.

“Jarrell mund të jetë në shtëpinë e tij, por unë nuk njoh të tilla ndarje “e imja apo e atij”. Unë jam gati për këdo dhe kudo, ndaj këtë gjë do ta shihni më 1 qershor. Për mua kjo sfidë me Miller është e rëndësishme, por nuk e shoh aspak të vështirë. Ai do të jetë si një lëpirëse që do të shkrihet shumë lehtësisht në ring. Kjo është e sigurtë”, u shpreh Joshua.

Britaniku, 21 fitore e asnjë humbje në ring, do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, ëBA dhe ëBO). Për të kjo është hera e parë që do të duelojë jashtë Britanisë së Madhe, ndërkohë që edhe Miller është i pamposhtur (22 fitore e 1 barazim). “Do t’u ofroj fansave amerikanë një spektakël që kanë vite pa e parë”, tha Anthony Joshua.