Për shkak të rritjes së çmimit të bukës, Sudani në gjendje të jashtëzakonshme për një vit
Presidenti sudanez, Omar el Beir ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin për një vit.
Ai ka shpërbërë qeverinë dhe autoritetet lokale për shkak të protestave disa mujore të qytetarëve që kërkonin shkarkimin e tyre, transmeton Indeksonline.
“Deklaroj gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin për një vit” tha presidenti në televizion.
Protestat në Sudan filluan kundër rritjes së çmimit të bukës e më vonë u kthye në protestë kundër qeverisë.
Gjithsej 31 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave por OJQ ndërkombëtare thonë se numri i të vrarëve është 50.
Në disa pjesë të Sudanit dhe në kryeqytet ka mungesë të bukës./Indeksonline/