Roma e gatshme ta ‘mbrojë’ Zaniolon nga Juventusi dhe Real Madrid
Nicolo Zaniolo pa dyshim ka qenë ndër zbulimit më të mëdha këtë sezon në Serie A.
Paraqitjet e tij fantastike me fanellën e romakëve kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian, transmeton Indeksonline.
Deri më tani Real Madrid, Chelsea dhe Juventus kanë shprehur interesimin për talentin italian.
Sipas raportimeve ‘Rai Sport’, drejtori i Romës, Monchi ka filluar bisedimet me agjentin e Zanilos për t’ia zgjatur kontratën talentit italian dhe për ta blinduar lojtarin./Indeksonline/