75 Mall Live Search
20:15 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​​Limaj ngushëllon familjen Sope nga Zhuri për vdekjen e tre të afërmve në aksident

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me dhembje e ka marr lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku humben jetën tre anëtarë të familjes Sope.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku humben jetën tre anëtarë të familjes Sope. Në këto çaste të rënda për familjen Sope, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal, familjes Sope dhe të afërmeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Limaj në Facebook.