75 Mall Live Search
21:10 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Humbi 13 kilogramë, aktorja e njohur tregon si e arriti këtë!

Aktorja e njohur, Sherri Shepherd ka arritur të humb 13 kilogramë për një kohë të shkurt.

 Ajo ka treguar se si e ka arritur këtë përmes një postimi që ka bërë së fundi në llogarinë e saj në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

“Unë kurrë nuk kam ndarë fotografi për të treguar trupin tim pa rroba por dua ta ndajë me ju se si jam dukur 10 muaj më parë dhe progresin që kam bërë që nga prilli i vitit të kaluar, vetëm dua t’ju inkurajoj që të merrni hapa drejt shëndetit tuaj, më shumë ujë, më shumë gjumë, ushtrim, meditim, lutje, falje, më pak sheqer, një vit” ka shkruar ajo përkrah postimit që ka bërë në të cilën vërehej dallimi  që ka bërë humbja e peshës.

Në këtë postim ajo poashtu ka zbuluar se ajo peshonte 85 kilogramë ndërsa tani është 72-73 kilogramë.

Kujtojmë që Shepherd ka bërë paraqitjen e saj edhe si modele në linjën e bikineve të modeles me linja tëë plota, Ashley Graham./Indeksonline/