Të dyshuarit për dhunim janë të mitur, njëri nga ta ishte i arrestuar edhe për narkotikë
Ashtu siç raportoi sot Indeksonline, personi me iniciale A.B bashkë me një shok të tij i kishin futur në një shtëpi dy vajza të mitura, ku njëra prej tyre ishte e moshës 13-vjeçare.

Por, Policia arriti të arrestoj dy të dyshuarit duke parandaluar këtë tenim dhunimi.
Por, Indeksonline mëson se të dy të arrestuarit janë të moshës së mitur.

Poashtu, sipas burimeve, njëri nga të arrestuarit ka qenë më parë i arrestuar për substanca narkotike.
Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, Indeksonline ka siguruar pamje nga shtëpia dhe ambientin brenda ku është parandaluar ky rast.
