75 Mall Live Search
11:15 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vaki se jo mahi, futbollisti më i paguar në Kosovë nuk po gjen vend në ekip

Në afatin kalimtar të janarit u prezantua si një prej transferimeve më të bujshme.

Hamed Kone është sulmuesi që erdhi te Feronikeli, për tu bërë futbollisti më i paguar në Kosovë.

Megjithatë reprezentuesi i Bregut të Fildishtë nuk po gjen vend në formacionin e Zekirija Ramadanit.

Sipas burimeve të Indeksonline, Kone do të jetë në bankë rezervë sot kundër Llapit.

Kone kishte munguar në stërvitjen e së premtes te Feronikeli ngase pati angazhime për vizë.

Ndeshja Feronikeli – Llapi zhvillohet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

/Indeksonline/