75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fatmir Mediu jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Një tjetër deputet i opozitës ka djegur mandatin e deputetit. Mësohet se republikani Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin e fortë pak ditë më parë.