75 Mall Live Search
13:09 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjakovë, hajni i maskuar vjedhë para në një furrë të bukës

Më datën 22.02.2019, rreth orës 22.00 ka ndodhur një vjedhje grabitqare në Gjakovë.

Dy viktima (një mashkull dhe një femër) K/Shqiptar-e kanë raportuar, se derisa kishin qenë duke punuar në furrë, një person i panjohur dhe i maskuar u kishte grabitur një çantë dore me një shumë parash dhe në ikje duke sulmuar fizikisht viktimën mashkull i kishte rënë çanta me para dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një biçikletë dhe një sopat të cilat dyshohet se i kishte lënë i dyshuari.

 Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/