75 Mall Live Search
13:17 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Prishtinë, rasti nën hetime

Gjatë ditës së djeshme në mesditë, në qytetin e Prishtinës ka ndodhur një  grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar.

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shumë parash nga arka dhe janë larguar në drejtim të panjohur, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Indeksonline/