75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq vazhdon të krenohet me duelin e humbur ndaj Thaçit

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq po vazhdon të krenohet me duelin e humbur kundër presidentit Hashim Thaçi në Mynih.

Vuçiq ishte bashkë me Thaçin në panelin e Konferencës së Sigurisë që u mbajt javën e kaluar, transmeton Indeksonline.

Këtë duel Vuçiq po e përdor për të fituar vota, duke e parë që në Serbi së shpejti pritet të ketë zgjedhje.

“Siç kam bërë një duel të fortë me Thaçin, ende më fortë do t’i mbrojë interesat e Serbisë” u shprehë presidenti Vuçiq në një tubim gjatë ditës së sotme.

Tutje, ai tha se do të mbrojë serbët që jetojnë në Kosovë. Pastaj u shprehë se koha e vdekjeve ka kaluar dhe se ka ardhur koha e fëmijëve tanë./Indeksonline/