Të burgosurit i vënë flakën dhomës në Qendrën Korrektuese në Lipjan
Policia e Kosovës ka raportuar se dy persona të dyshuar , derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës prej dhomave të pavionit, shkruan Insajderi.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar, derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës nga dhomat e pavionit. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.