75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mediat në Venezuelë: Kosova mbështet ShBA-të, denoncon dhunën nga regjimi i Maduros

Venezuela nuk është aspak në gjendje të mirë. Madje vendi po shkon drejt izolimit, pas mbylljes së kufirit me Brazilin dhe atë me Kolumbinë.

Gjatë ditës së shtunë një kamionit i është vënë flaka përderisa po tentonin të dërgonin ndihma humanitare në Venezuelë nga Kolumbia.

Ndërsa mediat në Venezuelë kanë raportuar sot se si Kosova vazhdon t’i japë mbështetje ShBA-së, në këtë rast Venezuelës.

Duke iu referuar një postimi të Pacollit, thuhet se Kosova po qëndron me popullin e Venezuelës, të cilët po e kanë të pamundur edhe marrjen e ndihmave humanitare, transmeotn Indeksonline.

“Në vazhdojmë të jemi me Venezuelën derisa luftojnë për të marrë ndihmën ndërkombëtare humanitare. Ne denoncojmë përdorimin e dhunës nga regjimi i Maduros. Kosova vazhdon të jetë me presidentin Juan Guaido, me partnerët dhe njerëzit e Venezuelës”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/