75 Mall Live Search
20:17 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ish i dashuri im dëshiron të kthehet pësëri me mua pasi më ka tradhtuar dy herë, çfarë të bëj?

Ish i dashuri im i mëparshëm është duke më kërkuar të kthehemi përsëri së bashku, pasi më ka lënë për herë të parë.

Ai është 23 vjeç, unë jam 21. Në muajin tonë të parë të lidhjes ai më tradhtoi me ishin e tij dhe ne u ndamë.

Kështu pas disa ditëve unë pranova të kthehem me të, duke më premtuar se nuk do të kishte më kontakt me të- por tre muaj më vonë ai më tradhtoi përsëri.

Ata ishin së bashku për 6 javë para se të vendosnin se nuk po funksiononte dhe t’i prisnin të gjitha lidhjet.

Ne u takuam fundjavën e kaluar në ditëlindjen e 21 të një shoku. Tani ai është duke më kërkuar që të bëhemi bashkë përsëri. Ai thotë se më dashuron dhe që do që ne të kemi një të ardhme së bashku.

Përgjigja: Ju me të vërtetë duhet të kuptoni se cfarë e ka cuar atë përsëri tek ishi i tij aq shpesh, para se të mund të ndiheni të sigurt për të filluar një lidhje përsëri me të.

Nëse duket se ai mërzitet dhe nuk mund të rrijë pa atë vajzë, ai nuk do mund të të bëj kurrë të lumtur ty apo ndonjë vajzë tjetër./Indeksonline/