75 Mall Live Search
22:37 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

102 minuta lojë, Fiorentina i merr pikë Interit sekondat e fundit

Interi dhe Fiorentina kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A.

Fiorentian kaloi e para në epërsi me autogolin e de Vrij në minutën e parë të ndeshjes.

Interi u rikthye duke shënuar tri gola, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, Vecino në minutën e gjashtë barazoi rezultatin.

Interi kaloi në epërsi me anë të Politano në minutën e 40-të.

Golin e tretë për neroazurët e shënoi Ivan Perisic nga penalltia në minutën e 52-të të ndeshjes.

Në minutën e 74-të Muriel shënoi golin më të bukur të javës nga gjuajtja e lirë dhe rihapi sfidën.

Një pikë Fiorentina e fitoi në minutën e 100, kur Vertout shënoi nga penalltia pas konfirmimit të VAR-it.

Pas Këtij barazimi Interi është në pozitën e tretë me 47 pikë, nëntë më pak se Napoli dhe dy më shumë se Milani. /IndeksOnline/