75 Mall Live Search
07:48 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

‘Green Book’ filmi më i mirë në Oscar, por befason Olivia Colman

Aktorja britanike Olivia Colman sfidoi mundësitë dhe ia doli të fitojë çmimin Oscar, në natën kur filmi më i mirë u zgjodh “Green Book” – gjithashtu një surprizë.

Colman fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e Mbretëreshës Anne në “The Favorite”.

“Green Book” fitoi gjithsej tre trofe, përfshirë fotografinë më të mirë, e cila pritej te shkonte tek “Roma”.

Bohemian Rhapsody fitoi më së shumti çmime, në total katër, ndërsa “Roma” dhe “Black Panther” fituan nga tre secila.

Çmimi për aktorin më të mirë shkoi tek Rami Malek, i cili portretizoi Fredie Mercury tek “Bohemian Rapsody”.