Epidemia e fruthit në Madagaskar vret më shumë se 900 fëmijë dhe të rinj
Më shumë se 900 fëmijë dhe të rinj kanë vdekur nga epidemia e fruthit në Madagaskar, me foshnjat më të rrezikuara nga kontraktimi i virusit vdekjeprurës.
Ka pasur më shumë se 68 mijë raste të sëmundjeve që nga fillimi i shpërthimit në ishullin afrikan në shtator, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Normat e ulëta të imunizimit prej nën 60 për qind janë fajësuar për shkallën e lartë të fruthit në kombin e varfër për vite të tëra.
Ata që janë më në rrezik janë fëmijët nga nëntë deri në 11 muaj dhe fëmijët e kequshqyer- dhe Madagaskari ka nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijëve në Afrikë me 47 për qind.
Në përgjigje të fruthit, 2.2 milionë prej 26 milionë banorësh janë vaksionuar në raste urgjente, tha OBSH.
Ndërkohë, rastet janë rritur me 300 për qind në mbarë botën në vitin e kaluar, duke shpërthyer në të gjithë SHBA-n tani.
Fruthi është një sëmundje shumë virale ngjitëse, e cila mund të parandalohet, që mund të shkaktojë komplikime duke përfshirë verbërinë dhe ënjtjen e trurit dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të tjera./Indeksonline/