75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Disenjatorët kosovarë mbërrijnë edhe në ‘Oscar’!

Kreatorët kosovarë kanë arritur të kalojnë kufijtë, duke prekur me punën dhe talentin e tyre edhe eventet prestigjioze.

Kësaj radhe është fjala për disenjatoren kosovare, Lia Stublla, e cila ka bërë një fustan për prezantuesen Madelyn Burke me rastin e ceremonisë ‘Oscar’.

Ajo dukej shumë bukur në një fustan solemn të gjatë e me shumë shkëlqim, ku nuk hezitoi që ta falënderoj edhe Lia-n me një postim në llogarinë e saj në “Instagram”.

Madelyn është vajza e producentit të filmit “Green Book”,Jimmy Burke.Ky film ka marrë çmimin kryesor ‘Best Picture’ mbrëmë në Ocars./Indeksonline/