Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave Volswagen, Doganës së Kosovës i kushton gati 34 mijë euro!
Ditë më parë Dogana e Kosovës ka kurorëzuar kontratën e radhës.
“Ofrimi i shërbimeve të servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve të Doganës së Kosovës- të tipit Volswagen”, ka kushtuar 33 mijë e 614.51 euro- transmeton Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 120 mijë euro.

Kanë qenë gjashtë operatorë ekonomik ata që kanë aplikuar për këtë tender, derisa ajo i është dhënë “LTG Kosova” L.L.C. /Indeksonline/

