Trepça – Fushë Kosova, “prej 2-shit në 1-sh”
Ndeshja e sotme e Ligës së parë ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës ishte ndeshja që pushtoi bastet botërore. Bastorja më e madhe në botë, “bet365.com”, e kishte përfshirë takimin në ndeshjet e sotme.
Krahas saj, takimin e sotëm do të mund ta gjenit në të gjitha bastet online.
Kjo bëri që dyshimet për një rezultat të fiksuar para ndeshjes, me marrëveshje të të dy klubeve të dihet para kohe.
Takimi u mbyll 2:1 për vendasit, dhe doli me kuotën më të madhe në bastore, prej 2-shit në 1-sh.
Gazeta Olle mëson se të dy klubet mbushen xhepat e tyre, dhe kjo marrëveshja ishte përhapur edhe tek të afërmit e lojtarëve.
Madje, kompania e basteve “bet365.com” e kishte ndeshje Live deri tek rezultati 2:1. Në momentin që rezultati u bë 2:1, “bet365.com” fshiu ndeshjen nga sistemi i saj!
Për kurdisje të ndeshjeve kanë komentuar edhe tifozët në faqen zyrtare të Trepçës.
“Mirë ish dalë. Krej shehri e kish ditur që loja është e kurdistë, prej 2-shi në 1-sh të gjithë e kishin luajtur”, shkruan ndër të tjera Mitro Hills. /Indeksonline/
