Donika Kadaj pjesë e konferencës “Ask her to stand”, mes shumë grave deputete të Ballkanit Perëndimor
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj ka thënë se përgjatë datave 25-27 do të marrë pjesë në konferencën “Ask Her To Stand”, ku si qëllim primar është krijimi i një platforme për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë.
“Mes shumë grave deputete të Ballkanit Perëndimor, me shumë kënaqësi do të shpalosë perspektivat e AAK-së për këtë çështje, por edhe me më shumë kënaqësi do të ndajë përvojen time si deputete që katër mandate”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook- transmeton Indeksonline.
Shkrimi i saj i plotë:
Përgjatë datave 25-27 shkurt, Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar bashkë me Westminster Foundation mbajnë konferencën “Ask Her To Stand”, ku si qëllim primar është krijimi i një platforme për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Mes shumë grave deputete të Ballkanit Perëndimor, me shumë kënaqësi do të shpalosë perspektivat e AAK-së për këtë çështje, por edhe me më shumë kënaqësi do të ndajë përvojen time si deputete që katër mandate.
