Liverpooli pa Firminon kundër Evertonit
Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino është në dyshim të madh që të luaj kundër Evertonit në derbin Merseyside të dielën.
Braziliani pësoi një lëndim në nyjën e këmbës. Ka shumë mundësi që Daniel Sturridge nga fillimi të luaj në derbin e qytetit.
Ndërkohë Liverpool është duke monitoruar nga afër edhe lëndimin e Andy Robertson që poashtu pësoi lëndim në ndeshjen kundër Manchester United. /Indeksonline/